“Përplasen” korbi dhe gjarpëri në oborrin e UP-së!
BILLI

Lexo edheParalajmëron sërish Naser Ramadani: Mund të kemi shumë viktima nga Covid-19

Në oborrin e Universitetit të Prishtinës ka ndodhur një “duel” i veçantë, ku një gjarpër dhe një korb janë filmuar teksa po luftonin mes vete.
Videoja u publikua në faqen “Vrojtuesit e lagjes”, nga një qytetar i cili si duket po kalonte andej pari dhe e kishte filmuar ngjarjen.
Siç shihet në video, korbi është ai i cili e ngacmon gjarprin, në disa raste duke i dalë edhe përpara për t’ia zënë rrugën.

Lexo edheParalajmëron sërish Naser Ramadani: Mund të kemi shumë viktima nga Covid-19
Kjo i ka shqetësuar qytetarët, të cilët janë shprehur të frikësuar për sigurinë e tyre, aq më pak kur dihet se në Kampusin e Universitetit ka shumë studentë por edhe qytetarë të cilët i frekuentojnë ambientet e gjelbëruara.