Për kryetarin e PDK-së Kadri Veseli, Abelard Tahiri nuk e ka asnjë skandal, por në përgjimet e publikuara nga Insajderi të njohura si “Dosjen e Shefave”, emri i Tahirit përmendet në bisedën mes Adem Grabovcit dhe Hashim Thaçit për disa dokumente që do të duhej t`ia dërgonin “dostit”.
Në këtë bisedë të cilën po e rikthen edhe një herë Insajderi dëshmohen lidhjet e Tahirit me Thaçin, dorëheqja e të cilit erdhi pas kritikave të Veselit për vizitën e së shtunës të presidentit Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit në shoqërimin e të cilit kishte qenë edhe ministri i PDK-së Abelard Tahiri.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, e quajti Abelar Tahirin ministrin më të guximshëm në Qeveri, duke thënë se nuk ka pasur deri tash asnjë aferë korruptive, derisa e komentonte vendimin e tij për dorëheqje .
Por Insajderi kujton se në përgjigjet e publikuara në vitin 2016 të njohura si “Dosja e Shefave”, me protagonist Adem Grabovcin, përmendej edhe emri i Abelard Tahirit që në atë kohë ishte këshilltarë i Hashim Thaçit që mbante postin e kryeministrit.
Në serinë për veprimet e dyshimta të Grabovcit që koordinohej me Thaçin, wshtw kjo bisedw.
Ata flasin për disa dokumentacione të cilat duhet t`i dërgojnë të “dosti” e që Grabovci e pyet Thaçin a janë te Abelard Tahiri.
“Kur e le me ja çu atij dostit ato letrat? A fole me to”, pyet Thaçi.
“Ati…kur… ss… s’i mora unë. A jon te Abelardi (Tahiri këshilltar i Thaçit ) a te kush jonë”, pyet Grabovci.
“… Le pra le se unë kthena të ejten ti ja jep…”, vazhdon Thaçi.
Pra në këtë bisedë dëshmohen lidhjet e Tahirit me Thaçin.