back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmePërgjigja e Grenell se a mund të ecë përpara dialogu Kosovë-Serbi me...

Përgjigja e Grenell se a mund të ecë përpara dialogu Kosovë-Serbi me Albin Kurtin

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Një valë reshjesh dhe rrebeshesh të fuqishme shiu në...

Gjoshi: Manipulim me certifikimin e Listës Serbe – “Lojë e lodhët e orkestruar nga pushteti”

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-kandidat...

Stuhi e madhe në Kroaci, raportohen dëme të shumta materiale

Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të...

I dërguari i Posaçëm i Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nga selia e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë ka përsëritur edhe një herë përkushtimin e tij që rajoni të zhbllokohet përmes zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

I pyetur nga Express nëse mendon se mund ta shtyjë përpara agjendën e dialogut me Serbinë me Albin Kurtin si kryeministër të Kosovës, Grenell është shprehur i sigurt se po dhe ka thënë se është i gatshëm të punojë me çdo njërin.

“Ne do të punojmë me çdonjërin. Nuk jam i interesuar të involvohem në çështje politike. Në një farë mënyrë konfliktet politike kanë qenë problem për një farë kohe. Çfarë jam unë i interesuar dhe ajo për çfarë presidenti Trump është i interesuar është si të gjejmë zgjidhje për të çuar përpara zhvillimin ekonomik. Ne kemi tentuar që zyrtarët e qeverisë të ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Si mund t’iu japësh njerëzve të rinj punë dhe shpresë. Çfarë kam dëgjuar nga biznesmenët amerikanë dhe biznesmenët evropian në rajon, është se ata dëshirojnë të vijnë këtu, por ata mendojnë se është një konflikt. Pra edhe nëse është konflikt ose jo, kjo i tremb njerëzit dhe ne duhet ta tejkalojmë këtë. Çfarë po përpiqem të bëjë, është që t’i bind industritë dhe bizneset të vijnë këtu . Nuk jam i shqetësuar për konfliktet politike. Realiteti është që qeveritë evropiane kanë këto diskutime të ashpra rreth krijimit të qeverive. Shikoni Britaninë e Madhe, shikoni Gjermaninë. Ata kanë demokraci të avancuara që kanë pasur diskutime të tilla. Unë nuk jam i shqetësuar për një gjë të tillë, nuk mendoj që njerëzit duhet të shqetësohen për një gjë të tillë. Mendoj që njerëzit dhe politikanët duhet të shqetësohen për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Njerëzit e rinj duan punë dhe jo konflikte politike”, ka thënë Grenell.

Përfaqësuesi Special ka folur edhe rreth marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rreth asaj nëse dy palët do të duhet të bëjnë ndonjë kompromis të madh.

Ai ka thënë se kompromisi natyrisht që është i nevojshëm, ndërkohë ka shtuar se nuk është vendosur në mes të diskutimeve Kosovë-Serbi me ndonjë ide specifike.

Emisari i Trump ka thënë se në vazhdimësi do të bëjë përpjekje për t’i bërë palët bashkë për të mos shikuar nga e kaluara por nga e ardhmja.

Grenell ka thënë se nuk ka kurrfarë afati kohor për arritjen e marrëveshje finale.
“Asnjëherë s’ka pasur një limit kohor”, ka thënë shkurtimisht ai.

Sa i përket arsyes kryesore të ardhjes në Kosovës, Grenell ka thënë se në Prishtinë ka zbarkuar pas negociatave të suksesshme të cilat rezultuan me zhbllokimin e hapësirës ajrore që tashmë do të mundësojë fluturimet Prishtinë-Beograd pas 21 vjetësh.

Përfaqësuesi Special për dialogun ka thënë se një gjë e tillë është kërkuar nga komunitetet e biznesit në Kosovë dhe Serbi, ndërkohë ka paralajmëruar takime me biznesmenë për të parë se cilat do të jenë propozimet e tyre të radhës në shërbim të zhvillimit ekonomik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz