back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti tregon për çka biseduan me të dërguarin e Posaçëm të...

Albin Kurti tregon për çka biseduan me të dërguarin e Posaçëm të SHBA-së, Richard Grenell

Të ngjajshme

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...

Hamza në Prizren: Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka...

Barcelona pa problem ndaj Villarrealit, vazhdon ecurinë pozitive

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:0 ndak Villarrealit...

Plagosen dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

Dy persona janë plagosur sot në Kukës. Lidhur me rastin...
- Advertisement -

Kreu i VV-së, Albin Kurti, ka treguar çfarë ka biseduar me të dërguarin e Posaçëm të SHBA-së, ambasadorin Richard Grenell.

Kurti thotë se bashkë me të në takim ka qenë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe deputetja Fitore Pacolli, ndërsa thotë se kanë biseduar për hapjen e vendeve të reja të punës.

“Sot në zyrat së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe deputeten Fitore Pacolli pritëm ambasadorin Richard Grenell. Ne diskutuam mbi nevojën urgjente për t’u përqëndruar në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e mundësive për punësim”, ka shkruar Kurti në Twitter, shkruan Reporteri.net.

Kurti nuk thotë fare që në takim kanë biseduar për formimin e qeverisë, edhe pse Grenell pas përfundimit të takimit me kreun e VV-së para gazetarëve tha se “i tregova zotit Kurti se vendet si Mbretëria e Bashkuara dhe Gjermania kanë koalicione të miksuara për formimin e qeverisë. Ne inkurajojmë vetëm të ndiqen rrugët ligjore”.

Kurti ka publikuar foto veç duke përcjellë Grenellin, por jo edhe nga foto brenda takimit.

Kujtojmë se Grenell takoi sot edhe kreun e LDK-së, Isa Mustafa, ku pas takimit tha se nuk ndërhynë në formimin e qeverisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz