back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleDrenasPërfundon projekti i regjistrimit të bizneseve në Drenas

Përfundon projekti i regjistrimit të bizneseve në Drenas

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ka përfunduar me sukses projektin e parë në Drenas për regjistrimin e bizneseve aktive të cilat operojnë në Komunën e Drenasit.

Ky projekt ka filluar të implementohet nga muaji shkurt i këtij viti dhe për qëllim ka pasur identifikimin e bizneseve dhe veprimtarinë e tyre në terren.

Komuna e Drenasit, njëkohësisht Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, pasi ka identifikuar bizneset në Drenas, e ka më të lehtë qasjen ndaj tyre për t’i informuar dhe ndihmuar në grantet, subvencionet apo donacionet e ndryshme që ofrohen si nga niveli qendror, ai lokal dhe OJQ-të e ndryshme ndërkombëtare.

Përmes këtij projekti, është bërë identifikimi i secilit biznes ne bazë të veprimtarisë të cilën e ushtron biznesi dhe janë identifikuar të dhënat e tyre ne databazën e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik për veprimtaritë e tyre.

Gjithsej në Komunën e Drenasit janë 938 biznese aktive që operojnë brenda territorit të Komunës së Drenasit.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ju premton bizneseve lehtësira në veprimtarinë e tyre dhe premton që Drenasi të jetë qelës i zhvillimit ekonomik.

Të Fundit

Sport

ShowBiz