Përditësimi i fundit: Pritje deri në 60 minuta në disa pika kufitaret
dp

Lexo edheZjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive, vijon ndërhyrja në Krujë dhe Priskë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës. Sipas përditësimit të bërë më 10 gusht 2026, në orën 19:11, në disa pika janë regjistruar pritje më të gjata për automjetet.
Pritjet më të gjata janë në Dheun e Bardhë dhe Muçibabë, ku qytetarët që dalin nga Kosova presin deri në 60 minuta, raporton IndeksOnline.
Në Dheun e Bardhë, kolona në dalje arrin deri në 150 metra, ndërsa në Muçibabë kolona shkon deri në 500 metra.

Lexo edheZjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive, vijon ndërhyrja në Krujë dhe Priskë
Në Jarinjë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë 10 deri në 15 minuta, ndërsa në dalje 5 deri në 10 minuta.
Në shumicën e pikave të tjera kufitare, pritjet janë nga 1 deri në 10 minuta, ndërsa në disa pika qarkullimi zhvillohet pa kolona. /IndeksOnline/
