Përçarje te Liverpooli, yllin e skuadrës e lëshojnë nervat gjatë inkuadrimit të Shaqirit
BILLI·

Sadio Mane ka shpërthyer në britma e gjeste të tjera në momentin e parë që u zëvendësua.
Ylli senegalez si duket ka qenë i frustruar me egoizmin e egjiptianit Mo Salah, i cili nuk i ka pasuar topin atij në dy raste mjaft të volitshme, shkruan Reporteri.net
Krejt kjo ka ndikuar që Sadio Manen ta lëshojnë nervat dhe të shpërthejë në bankën rezervë kur ai u zëvendësua nga Divock Origi ndërsa Bobby Firmino lëshoi vendin për Xherdan Shaqirin.
Video Player
Lexo edheJuventus – Napoli, formacionet zyrtare
00:00
00:18
Ai ka folur me tonë të lartë edhe me trajnerin Jurgen Klopp i cili vetëm i ka kthyer shpinën.
Por, padyshim që kjo tregon karakterin fitues dhe garues të Manes i cili dëshiron që me çdo kusht Premierligën ta qojë në ‘Anfield’.
Ndryshe, Liverpooli mposhti Burnleyn me rezultat të pastër 0:3 me golat e Mane, Firmino dhe një autogol./Reporteri.net/














