back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmePërballja e parë e Konjufcës me Daçiqin sot në ora 15:00

Përballja e parë e Konjufcës me Daçiqin sot në ora 15:00

Të ngjajshme

VV-ja zbulon slloganin për zgjedhjet e 12 tetorit

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 12-tetorit do të garojë...

Luka Modriq feston 40-vjetorin, urime speciale nga lojtarët e Kroacisë

Mesfushori i Milanit dhe legjenda e Kroacisë, Luka Modriq,...

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca sot gjatë ditës do të përfaqësojë Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të ministrit në detyrë, Kreshnik Ahmeti përmes një statusi në Facebook.

“Sot, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi situatën në Kosovë”, ka shkruar ai.

Seanca do të fillojë në ora 15:00.

“Seanca fillon ne ora 15:00 me kohën tonë lokale dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në ëeb faqen zyrtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar Ahmeti.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz