Porto ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat 3:0 ndaj Moreirenses, në një ndeshje ku përveç rezultatit, vëmendje të veçantë mori edhe një moment emocional në fushë.
Mesfushori Gabri Veiga, i cili realizoi një nga golat e takimit, vendosi t’ia dedikojë atë mbrojtësit brazilian Thiago Silva, i cili një ditë më parë humbi nënën e tij, shkruan Indeksonline
Pas shënimit të golit, Veiga bëri një gjest simbolik për të treguar mbështetjen dhe respektin ndaj Silvës në këtë moment të vështirë për të dhe familjen e tij.
Ndërkohë, Porto dominoi ndeshjen ndaj Moreirenses dhe siguroi tri pikët me një fitore bindëse 3:0, duke vazhduar formën pozitive në kampionat./Indeksonline/