BallinaSportPër shkak të kësaj ndërtese anulohet ndeshje Shqipëri-Izrael (foto)

Për shkak të kësaj ndërtese anulohet ndeshje Shqipëri-Izrael (foto)

Të ngjajshme

KQZ-ja sot hedh shortin për renditjen e partive në fletëvotim për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës. Kjo...

Guardiola: 19 tituj në 10 vjet nuk është keq

Pep Guardiola është trajneri i cili ka fituar çdo...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka...

Specialja ua vazhdon paraburgimin Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit

Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit dje,...

Ngritje minimale e çmimeve të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka...

Pavarësisht se ka shumë aludime në lidhje me spostimin e ndeshjes Shqipëri-Izrael nga Shkodra në Elbasan, arsyeja e vërtetë duket se ka të bëjë vërtetë me sigurinë më të madhe që ofron ky qytet i Shqipërisë së Mesme, në krahasim me atë verior. Themi kështu, nisur nga pozita gjeografike ku janë ndërtuar të dyja stadiumet dhe elementë të tjerë. “Loro Boriçi” ka humbur shumë pikë sa u takon ndërtimeve të larta që janë rreth e rrotull tij. Janë disa pallate të larta, vetëm pak metra këtij impianti sportiv, të cilët kuptohet që janë një problem më i madh për policinë, e cila merret me sigurinë e ndeshjeve.

Image result for loro borici stadium

Një llogaritje e thjeshtë, duke u bazuar në tri ndeshjet e mëparshme, që janë luajtur në këtë qytet, nxjerr në pah se ajo do të humbasë rreth 800.000 deri në 1.000.000 euro nga moszhvillimi i ketij takimi ne “Loro Boriçi”. Gjithsesi, llogaritë nga ata që e kanë ndërtuar këtë stadium duhet të ishin bërë edhe për ato pallate ekzistuese rreth e qark, edhe për parkingun e munguar, edhe për aktet e mundshme terroriste, edhe për shumë gjëra të tjera. Por, si në Shqipëri, një punë nis dhe përfundon pa e ditur mirë se për çfarë do të shërbejë./Telesport.al/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz