BallinaLajmePër herë të dytë i bëhet atentat pranë shtëpisë në sy të...

Për herë të dytë i bëhet atentat pranë shtëpisë në sy të gruas, vdes në spital ish-deputeti shqiptar

Të ngjajshme

19-vjeçari shqiptar në Angli vdes në kantierin e ndërtimit, u rrëzua nga kati i 12

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Macron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit...

Nuk përmbahet Enca, shfaqete ‘zjarr’ në postimin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Ish-kreu i Komunës së Velipojës, njëherazi dhe ish-deputet, Pashko Ujka ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e kësaj të hëne, për pasojë ka humbur jetën në spital. Report Tv ka mësuar se Ujkës i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto”, pranë Lulishtes te Kisha Ortodokse në Shkodër, rreth orës 18:15, ku mësohet se ka marrë plagë në shtyllën kurrizore, për pasojë vdiq. Në ato momente ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vëllai i tij të cilët kanë parë të gjithë ngjarjen.


64-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital rëndë, ku familjarët kërkuan ndihmë qytetarëve që të dhurojnë gjak A negativ, por nuk ia doli që të mbijetonte. Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorit, i cili ka vepruar i vetëm dhe është larguar në këmbë. Nuk dihet nëse është ndihmuar nga persona të tjerë. Gjithashtu nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, teksa mësohet se kjo është hera e dytë që i është bërë atentat, ku më herët kanë qëlluar në drejtim të banesës së tij në Velipojë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit teksa vijojnë hetimet.

Kush është Pashko Ujka?

Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai doli pjesë e partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja në koalicionin për të ardhmen. Ujka ka shërbyer edhe si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS

Hetimet

Hetimet janë përqendruar jo vetëm me funksionin e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës, por edhe si ndërtues, nisur nga fakti se ai është ndërtues i disa pallateve në qytetin e Shkodrës vitet e fundit. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz