Për dy vjet, Haradinaj dhe “armata politike” e tij – 672.223 euro për dreka

Gati 700 mijë euro është shuma e harxhuar gjatë dy vjetëve në dreka zyrtare nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe bashkëpunëtorët e tij në zyrë. Ai me stafin politik, që e ka mbështetur, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit gati 5 milionë euro.
Të dhënat janë prezantuar në një pasqyrë shpenzimesh, të cilën Zyra e kryeministrit ia ka prezantuar “Kohës Ditore”, pas një kërkese për qasje në dokumente publike. Brenda afatit ligjor, ky institucion nuk i ka ofruar të dhënat. Ndërkaq, ato janë përcjellë, vetëm pas një ankese që gazeta ka bërë në institucionin e Avokatit të Popullit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Të dhënat e ofruara nuk janë konform kërkesës. Ato pasqyrojnë shpenzimet komulative për disa kategori, e që janë bërë nga i gjithë stafi politik i Zyrës së kryeministrit, por jo veç e veç nga Haradinaj, nga secili zëvendëskryeministër dhe secili prej anëtarëve të kësaj zyre, që janë emëruar me vendim politik.
Mbështetur në të dhënat zyrtare, gjatë gjysmëmandatit, stafi politik i Zyrës së kryeministrit ka harxhuar gjithsej 4.885.189.18 euro.

Lexo edheNga sot deri më 31 dhjetor këto rrugë do të mbyllen për qarkullim në Prishtinë
Nga to, 672.223.14 kanë shkuar në dreka zyrtare. Nëse kësaj shume i shtohet edhe një kategori që flet për furnizim me ushqim dhe pije joalkoolike, atëherë shuma mbërrin në 688.224.39 euro.














