BallinaLajmePendohen personat, që vodhën brenda aeroportit “Adem Jashari”, ia kthejnë telefonin pronarit

Pendohen personat, që vodhën brenda aeroportit “Adem Jashari”, ia kthejnë telefonin pronarit

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Numër i madh i vjedhjeve dhe grabitjeve janë kryer gjatë këtij viti në Kosovë.

Një vjedhje ndodhi së fundi edhe brenda objektit të aeroportit “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Pikërisht në një prej bizneseve që funksionon në aeroport, i njohur si “Rent A Car” u vodh telefoni mobil që funksiononte si telefon zyrtar i kompanisë.

Indeksonline raportoi mbrëmë për këtë vjedhje, ku njëri nga punëtorët e këtij  biznesi tha se vjedhja u krye nga një gjermane në bashkëpunim me një shqiptar.

Lidhur me rastin u deklarua edhe Policia e Kosovës, ku theksuan se rasti po hetohet nga njësitë policore.

Por ende pa kaluar 24 orë, telefoni është kthyer te biznesi në fjalë. Për fat të mirë, kryesit e kësaj vepre janë penduar dhe brenda pak orësh kishin vendosur që t’ia kthenin telefonin pronarit, raporton Indeksonline.

Duhet kujtuar se që nga momenti i kryerjes së kësaj vepre pati edhe video-incizim, teksa pronarët e këtij biznesi kanë deklaruar se tashmë telefoni është sërish në duart e tyre./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz