back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmePDK: Zyrtari i arrestuar për vjedhje të 2 milionë eurove nuk është...

PDK: Zyrtari i arrestuar për vjedhje të 2 milionë eurove nuk është anëtar i partisë

Të ngjajshme

Ferit Idrizi hap fushatën për mandatin e dytë në Vushtrri

Kryetari aktual i Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së për...

KFOR-i deklarohet për takimin Barduani-Osmani, jep detaje

KFOR-i është deklaruar për takimin lamturmirës të komandantit të...

Tjetër supergol nga Calhanoglu në derbi Juventus-Inter, barazohet rezultati

Skuadra e Interit ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Dardan Cena shpallet kampion ballkanik, fiton medaljen e artë

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena,...

Partia Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se zyrtari i arrestuar në Ministrinë e Financave për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit nuk është anëtar i PDK-së.

Përmes një komunikate për media, PDK-ja thotë se personi në fjalë vjen nga një familje që tradicionalisht kanë qenë mbështetës të LDK-së.

“PDK sqaron se zyrtari i arrestuar në Ministrinë e Financave nuk është dhe kurrë nuk ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Përkundrazi, qytetarët e Drenasit e dinë fare mirë që i apostrofuari vjen nga një familje që tradicionalisht kanë qenë mbështetës të LDK-së në këtë komunë. Për më tepër i ftojmë mediat që këtë ta hulumtojnë vetë jashtë PDK-së”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Partia Demokratike e Kosovës, me shqetësim ka marrë lajmin për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Situata është edhe më e rëndë kur në këtë fazë tejet të ndjeshme janë bërë shkarkime në tri institucione që luftojnë krimin dhe mbikëqyrin sektorin financiar të shtetit.

Para disa ditësh, Kryeministri Hoti në mënyrë arbitrare kishte shkarkuar drejtorin e Policisë, drejtorin e ATK-së dhe drejtorin e Doganës. Nuk vonoi shumë ku edhe Qeveria Hoti pa ndonjë paralajmërim ka shuar task-forcën për luftimin e krimeve të natyrës që sot po shohim në Thesarin e Shtetit.

PDK kërkon përgjegjësi të plotë institucionale dhe politike nga Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami si dhe kryeministri Hoti për këtë krim ekonomik qeveritar.

Për t’i dhënë hapësirë hetimeve të pavarura, e për t’ju shmangur ndërhyrjes politike, PDK kërkon dorëheqjen e Ministres Bajrami dhe fton organet e drejtësisë që të hetojnë çdo individ që është përfshirë në këtë krim qeveritar.

Po ashtu, PDK sqaron se zyrtari i arrestuar në Ministrinë e Financave nuk është dhe kurrë nuk ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Përkundrazi, qytetarët e Drenasit e dinë fare mirë që i apostrofuari vjen nga një familje që tradicionalisht kanë qenë mbështetës të LDK-së në këtë komunë. Për më tepër i ftojmë mediat që këtë ta hulumtojnë vetë jashtë PDK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz