BallinaLajmePDK zgjedh edhe një kryetar dege

PDK zgjedh edhe një kryetar dege

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Partia Demokratike e Kosovës, ka përmbyllur sot procesin e brendshëm zgjedhor në Degën e Kamenicës, ku me vota të fshehta, kryetar i Degës u zgjodh Bajram Dërmaku.

Delegatët e Kuvendit Zgjedhor në Kamenicë, po ashtu, zgjodhën edhe 67 anëtarët e Këshillit Drejtues si dhe delegatët për Konventën Qendrore.

Në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të pranishmit i përshëndeti zëvendëskryetari Enver Hoxhaj, duke i falënderuar të gjithë aktivistët dhe strukturat e PDK-së për punën e deritashme në realizimin e procesit zgjedhor në secilën lagje të Komunës së Kamenicës.

“Zgjedhjet e PDK-së në Kamenicë, për liderët e Dekadës së Re dëshmojnë unitetin e partisë, demokracinë e brendshme dhe përkushtimin për rritjen e mirëqenies së qytetarëve. PDK po e zhvillon dhe modernizon vetveten për ta modernizuar dhe zhvilluar Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.

Edhe nënkryetari Bajrush Xhemajli dhe zëvendësministrja e Kulturës, Leonora Bunjaku, folën në Kamenicë për nevojën e shtimit të punës së strukturave të reja për ta fuqizuar PDK-në dhe për t’ia kthyer perspektivën rajonit të Anamoravës.

Në emër të degës, prezantoi një raport kryetari i deritashëm i degës, Emin Krasniqi, i cili falënderoi të gjithë aktivistët e PDK-së për punën e deritashme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz