back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaRegjionaleDrenasPDK vendos sot për kandidatin për kryetar të Drenasit

PDK vendos sot për kandidatin për kryetar të Drenasit

Të ngjajshme

Kërcënim me bombë në Minesota, mbyllen disa shkolla si masë sigurie

Policia bëri të ditur se nuk janë gjetur pako...

Rrugët drejt pikave kufitare vlerësohen të sigurta dhe të kalueshme

Reshjet e dëborës dhe ngricat në segmentin e rrugës...

Mbyllet afati kalimtar në Premierligë

Është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit në...

As një vit nga zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën për zgjedhjen e kryetarit të Drenasit, ku fitoi kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, kjo komunë do të ketë në tetor udhëheqësin e ri.

Por, përzgjedhja e kandidatit për kryetar të njërit nga bastionet më të mëdha të PDK-së, Drenasit, po del të jetë problem për partinë, shkruan Indeksonline.

PDK në Drenas ende nuk ka vendosur se me kë do të sfidojë kandidatët e partive tjera për të marr në udhëheqje edhe për një mandat këtë komunë.

Njëri ndër kandidatët e përfolur, Naim Bazaj ka thënë për Indeksonline se sot do të vendoset nëse ai apo dikush tjetër do të jetë i përzgjedhuri i PDK-së për zgjedhjet e 22 tetorit.

“Pasdite e kemi mbledhjen e kryesisë së PDK-së dhe besoj se do të diskutojmë për këtë çështje dhe do të shohim”, ka thënë Bazaj.

Sipas tij, Kryesia nuk është e kënaqur me punën që ka bërë për tetë muaj, kryetari i tanishëm, Ramiz Lladrovci.

“Disponimi i kryesisë nuk është për ta kandiduar kryetarin aktual që është, për arsye se po e shohin që ka pakënaqësi të shumta ndaj tij. E shohim sot se çka do të ndodh”, ka shtuar Bazaj.

Indeksonline ka provuar të kontaktoj edhe me Lladrovcin për të marr një qëndrim të tij për deklaratat e Bazajt, por ishte e pamundur.

Në telefonin e tij personal është lajmëruar dikush tjetër duke thënë se Lladrovci është në një takim dhe se mund të përgjigjet vetëm përmes e-mailit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz