Osmani – Qeverisë: A ka më marre sesa ta krahasoni veten me qeverisjet e viteve 2014-2018
dp

Lexo edheDyshohet se keqpërdorën mbi 62 mijë euro nga grantet ndërkombëtare, arrestohen drejtori dhe menaxheri i një kompanie

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët gjatë seancës së Kuvendit përmendën qeverisjet e mëparshme duke i kritikuar për korrupsion dhe çështje të tjera.
Osmani ka thënë se pushteti aktual nuk duhet ta krahasojë veten me qeveritë e viteve 2014-2018, por me punën e tij ndër vite, pasi ky ishte standardi që kishte premtuar.
“A ka më marre sesa ju ta krahasoni veten me ata të vitit 2014, 2015, 2016, 2017 e 2018. Krahasohuni me vetveten ky ka qenë standardi që e keni premtuar. Krahasojeni veten me vetveten tuaj të vitit paraprak. Dhe për këtë shërben raporti i Komisionit Evropian”, ka deklaruar Osmani.
Lexo edheDyshohet se keqpërdorën mbi 62 mijë euro nga grantet ndërkombëtare, arrestohen drejtori dhe menaxheri i një kompanie
Ajo ka thënë se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian dëshmon se Kosova nuk ka shënuar përparimin e nevojshëm në fusha thelbësore për jetën e qytetarëve.
Duke folur për sistemin e drejtësisë, Osmani ka theksuar se raporti evidenton ndikimin politik, i cili, sipas saj, vazhdon të jetë pengesë serioze për paanshmërinë e këtij sistemi