PDK vendos se kë mbështet në balotazh
03
Lexo edheZëvendës i këtij ministri do të jetë djali i Nexhat Dacit
Partia Demokratike e Kosovës, do ta mbështet kandidatin e AAK-së për kryetar të Gjakovës, kështu ka mësuar Gazeta Blic nga burimet e veta.
“PDK do ta mbështet Adrian Gjinin për kryetar të Gjakovës”, thotë ky burim i Gazeta Blic.
Gazeta Blic ka tentuar të kontaktoj me Adrian Gjinin, për të mësuar nëse ka marrë ndonjë mbështetje zyrtare nga PDK, por një gjë e tillë nuk ishte e mundur.
Komuna e Gjakovës do të shkojë në balotazh me këta kandidat: Adrian Gjini nga AAK, dhe Mimoza Kusari Lila nga Alternativa.

Lexo edheZëvendës i këtij ministri do të jetë djali i Nexhat Dacit
Adrian Gjini ka marrë 38.88% të votave, ndërsa Mimoza Kusari Lila 32.10% të votave.
Kurse kandidati i PDK-së Ramadan Hoti është radhitur i katërti me 8.12% të votave.