PDK përgatitet për Konventë (Foto)

Partia Demokratike e Kosovës po bën përgatitjet finale për konventën e tetë zgjedhore e cila do të zgjasë dy ditë, më 26 dhe 27 mars.
Këtë të shtunë më 26 mars do të mbahet pjesa zyrtare e punës së Konventës ku do të zgjidhen strukturat e partisë.
Ndërsa të dielën, PDK pritet të mbajë edhe pjesën festive të Konventës në sallën e sporteve të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë rreth 4 mijë aktivistë.
Në këtë Konventë, kryetari i PDK-së do t’u adresohet aktivistëve dhe strukturave të partisë, ndërsa pritet të ketë edhe aktivitete tjera brenda agjendës së Konventës.

Lexo edheNë Skenderaj edhe një familje skamnore do të bëhet me shtëpi të re (FOTO)
Këto janë pamje nga përgatitjet e sallës ku do të mbahet pjesa festive e Konventës. /GazetaExpress/.
















