back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeNë Skenderaj edhe një familje skamnore do të bëhet me shtëpi të...

Në Skenderaj edhe një familje skamnore do të bëhet me shtëpi të re (FOTO)

Të ngjajshme

AAK-ja zyrtarizon këngëtarin e njohur si kandidat për deputet

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës ka zyrtarizuar këngëtarin e...

Ardon Jashari titullar, publikohen formacionet e ndeshjes Lazio – Milan

Lazio dhe Milan përballen sonte në Kupën e Italisë. Kjo...

Netanyahu emëron kreun e ri të Mossadit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi të enjten se ndihmësi...

Jahja Kokaj nuk kandidon për deputet: Në Kuvend flasin për gjëra që nuk i dinë – më kap dhimbja e kokës

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe profesori universitar, Jahja Kokaj,...

Falë bashkëpunimit të Komunës së Skenderajt dhe OJQ “Ndihmo edhe ti”, familja e Mehmet Jasharit do të bëhet me shtëpi të re.
Kjo familje për shkak të pamundësive ekonomike deri më tani ka jetuar në kushtet aspak të mira të banimit.

Më qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit në fushën e përkrahjes së familjeve nevojtare, sot Komuna e Skenderajt dhe OJQ “Ndihmo edhe ti” kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim bashkëpunimin në fushën e këmbimit të informatave dhe ndihmës për familjet e varfëra që kanë probleme me strehimin.

Nënshkruesit e marrëveshjes Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe drejtori ekzekutiv i OJQ “Ndihmo edhe ti” Liridon Llapashtica u shprehen shumë të kënaqur me nënshkrimin e saj.

Nënkryetar Nura u shpreh i kënaqur me mundësinë që qytetarët nevojtarë të Skenderajt do të ndihmohen në strehim në të ardhmen.
Ai siguroj se obligimet e Komunës në bazë të marrëveshjeje do të realizohen, pasi përkrahja e familjeve skamnore është prioritet i Komunës së Skenderajt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz