Raporti i WSJ: Autoritarizmi s’është vetëm trend por diçka që është rrënjosur thellë, Kosova s’bën përjashtim
dp

Lexo edheDe Groot nga Prishtina: Është e papranueshme që qeveritë të vënë në shënjestër gjykatat e pavarura

Në këtë raport potencohet se Kosova ka shënuar një rënie prej rreth 1% në fushën e sundimit të Ligjit.
Poashtu një vëmendje specifike i kushtohet autoritarizmit, duke thënë se tashmë s’është vetëm një trend, por diçka që është rrënjosur thellë.
“Mbi 86% e vendeve kanë përjetuar një rënie të vazhdueshme pesëvjeçare në të paktën një mekanizëm mbrojtës kundër sundimit autoritar: kufizimet ndaj pushtetit qeveritar, qeverisja e hapur ose të drejtat themelore. Kjo përfshin edhe Kosovën”, thuhet në raport.
Në raport thuhet se Liria e Mendimit dhe Shprehjes, Liria e tubimit dhe Pjesëmarrja qytetare kanë shënuar rënie në nivel të shteteve, dhe në të triat përfshihet edhe Kosova.

Lexo edheDe Groot nga Prishtina: Është e papranueshme që qeveritë të vënë në shënjestër gjykatat e pavarura
“Liria e mendimit dhe e shprehjes ka shënuar rënie në 64% të vendeve, përfshirë Kosovën. Liria e tubimit dhe e asociimit” ka shënuar rënie në 67% të vendeve,përfshirë Kosovën.Pjesëmarrja qytetare ka shënuar rënie në 65% të vendeve, por jo në Kosovë”, thekson raporti.
