BallinaLajmePDK: Nxënësit e “Mihal Grameno” që 14 ditë nuk kanë mbajtur mësim...

PDK: Nxënësit e “Mihal Grameno” që 14 ditë nuk kanë mbajtur mësim online

Të ngjajshme

Vdekja e tre kosovarëve në Vjenë: Urdhërohet autopsia, kërkohet përgjegjësi për rastin

Tre kosovarë humbën jetën në një kantier ndërtimi. Bëhet fjalë...

Këta janë 25 kandidatët për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese

Të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i...

Zbulohet vendbanim ilir në Lushnjë

Një tjetër vendbanim Ilir është zbuluar në Lushnjë. Gërmimet arkeologjike...

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Fushë Kosovë është duke kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Arsimit në këtë komunë, Islam Shabanit, raporton Gazeta Express.

Kjo për shkak që sipas tyre 3400 nxënës të shkollës “Mihal Grameno” në këtë komunë nuk e kanë zhvilluar mësimin online tash e dy javë.

“Tash e katërmbëdhjetë ditë nuk është zhvilluar mësimi online në SHFMU “Mihal Grameno” të Fushë Kosovës. Që nga mbyllja e saj për shkak të koronavirusit nuk është mbajtur asnjë orë me platformën zoom, geogle etj. ashtu siç edhe parashihet me planin e Ministrisë së Arsimit. Janë humbur plot 5200 orë mësimore gjatë kësaj periudhe”, është thënë në reagimin e tyre.

Sipas tyre e gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e neglizhencës dhe papërgjegjësisë së DKA-së në Fushë Kosovë.

“Është e papranueshme që rreth 3400 nxënës të mbesin pa mësim, shkaku i neglizhencës dhe i papërgjegjësisë së DKA-së në Fushë Kosovë, e cila nuk është në gjendje ta menaxhojë arsimin as në kushte normale. Nxënësve u është thënë vetëm ta përcjellin nga televizonet mësimin, por nuk ka pasur asnjë mbikëqyrje apo angazhim të mësimdhënësve në këtë proces. DKA ka dështuar në përmbushjen e detyrave të saj, andaj drejtori i arsimit në Fushë Kosovë, Islam Shabani, duhet të japë dorëheqje. Ndërkaq, kërkojmë që sa më shpejt të fillojë mbajtja e mësimit online për nxënësit e “Mihal Gramenos””, është thënë tutrje në reagim.

Kujtojmë që momentalisht në nivel vendi, 38 shkolla vazhdojnë të jenë të mbyllura si pasojë e infektimit të nxënësve dhe mësimdhënësve me Covid-19.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz