BallinaLajmePDK mobilizon strukturat e veta në mbështetje të pastërtisë së luftës çlirimtare,...

PDK mobilizon strukturat e veta në mbështetje të pastërtisë së luftës çlirimtare, Kosova do të dalë edhe më e fortë

Të ngjajshme

19-vjeçari shqiptar në Angli vdes në kantierin e ndërtimit, u rrëzua nga kati i 12

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Macron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit...

Nuk përmbahet Enca, shfaqete ‘zjarr’ në postimin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Partia Demokratike e Kosovës, sot, ka mbajtur takimet me Kryesinë, Grupin e saj Parlamentar dhe kryetarët e degëve.

Publikimi i paprecedent i pretendimeve për aktakuzë për dy nga themeluesit e UÇK-së, dy personalitetet kryesore të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, kryetarit të partisë, Kadri Veseli dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi, është veprim kundërthënës.

Veprimi i tillë është shumë negativ dhe shqetësues për mungesën e paanësisë së domosdoshme dhe abuzim i pushtetit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar duke lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon.

PDK është e bindur se populli shqiptar ka qenë në anën e duhur të historisë, se lufta e popullit tonë e udhëhequr nga UÇK-ja ka qenë e drejtë, e pastër dhe një luftë mbrojtëse çlirimtare, prandaj edhe fitoi zemrat e gjithë botës perëndimore që u bashkuan në përpjekjet e popullit tonë për liri e pavarësi.

Nuk mund dhe nuk do të lejohet të ndryshohet historia. Serbia ka qenë agresore dhe kryese e krimeve makabre dhe gjenocidit në Kosovë.

Ky është një moment vendimtar për të siguruar një mbështetje gjithëpërfshirëse në realizim të nismës së Kryetarit Veseli për riaktivizimin dhe intensifikimin e përpjekjeve të Kosovës për drejtësinë tranzicionale, forcimin e memories kolektive dhe gjetjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të kriminelëve që kanë masakruar civilët shqiptarë.

Kjo sfidë nuk do të lejohet as ta ndalë, as ta ndajë, as ta dobësojë Kosovën dhe të ardhmen e saj. Orientimi euroatlantik i Kosovës dhe miqësia e përhershme me SHBA-në, do të mbesin prioritetet e përhershme të shtetit tonë dhe angazhimi i përditshëm i PDK-së.

Ne ju bëjmë thirrje strukturave drejtuese të partisë, anëtarësisë, qytetarëve dhe të gjitha partive politike që të shfaqin maturi dhe solidaritet, në mënyrë që së bashku ta mbrojmë luftën tonë të drejtë dhe interesin e shtetit tonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz