PDK mban mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë
BILLI

Lexo edhe“Qeveria ka rënë, qysh nesër duhet të caktohet data e zgjedhjeve”

Siç mëson Gazeta Blic, mbledhja e Kryesisë është duke u mbajtur për t’u diskutuar zhvillimet e fundit në vend dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Podujevës.
“Po, jemi në mbledhje të Kryesisë. Kjo mbledhje është thirrur për të folur rreth zhvillimeve të fundit në politikën vendore. Por, gjithashtu edhe për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Podujevës”, ka thënë zyrtari i PDK-së.
Në anën tjetër, gjatë ditës, PDK përmes një konference për media, ka hedhur kritika të mëdha ndaj Qeverisë Hoti dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Lexo edhe“Qeveria ka rënë, qysh nesër duhet të caktohet data e zgjedhjeve”