back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaSportPasurohen pesë klubet e para të Superligës, ja sa para fitojnë nga...

Pasurohen pesë klubet e para të Superligës, ja sa para fitojnë nga FFK’ja!

Të ngjajshme

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Ka përfunduar edhe zyrtarisht sezoni 2019/20 në Superligën e Kosovës në futboll.

FC Drita është shpallur kampione dhe ka siguruar fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve, SC Gjilani është nënkampion dhe ka siguruar parakualifikimet e Europa Leagues, FC Ballkani u pozicionua në vendin e tretë – e FC Prishtina në të katërtin, raporton GazetaBlic Sport.

Flamurtari, Vushtrria, Ferizaji e Dukagjini u përshëndeten me Superligë – ndërsa Besa e Arbëria siguruar promovimin në ligën më të mirë të futbollit kosovar.

Federata e Futbollit të Kosovës do t’i shpërblejë klubet kosovare në lidhje me sukseset e tyre në këtë stinor.

Klubi që do të fitojë më së shumti të holla financiare është natyrisht FC Drita.

“Vendi i parë merr 30 mijë euro, vendi i dytë 20 mijë euro, vendi i tretë 15 mijë euro, vendi i katërt 10 mijë euro, ndërsa vendi i pestë 5 mijë euro”, tha Eroll Salihu, sekretari i FFK’së për ‘GazetaBlic Sport’.

Më poshtë ju sjellim shumën financiare që do të fitojnë klubet nga FFK’ja:

  • FC Drita – 30 mijë euro,
  • SC Gjilani – 20 mijë euro
  • FC Ballkani – 15 mijë euro
  • FC Prishtina – 10 mijë euro
  • KF Feronikeli – 5 mijë euro.

Vlen të potencohet se FC Drita e SC Gjilani kanë të sigurta mbi 200 mijë euro nga UEFA për pjesëmarrje në Europa League, ndërsa një shumë të tillë do të mund të arkëtojë edhe fituesi i finales së DigitAlb Kupës së Kosovës, FC Prishtina – FC Ballkani.

Finalja e Kupës së Kosovës do të luhet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz