BallinaPasojat e padëshirueshme të ushqimit të yndyrshëm!

Pasojat e padëshirueshme të ushqimit të yndyrshëm!

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Sigurisht tashmë jeni të njoftuar me pasojat e konsumimit të ushqimit tepër të yndyrshëm, por hulumtimi i ri ka vërtetuar që shujtat e tilla duhet t’i shmangni për një arsye të rëndësishme – rrisin lodhjen dhe përgjumjen gjatë ditës. Niveli i përgjumjes që e ndjeni gjatë ditës si edhe vëmendja juaj janë nën ndikim të ushqimit, kanë vërtetuar rezultatet e hulumtimit të ri. Studimi ka përfshirë 31 persona, në moshën prej 18 deri 65 vjet, të cilët kanë pasur peshë normale trupore dhe nuk kanë pasur probleme me gjumin e natës. Ekspertet tek të anketuarit kanë përcjellë vëmendjen dhe përgjumjen gjatë ditës, dhe pastaj kanë marrë parasysh ushqimin të cilin e kanë ngrënë ata. Rezultatet kanë treguar se si konsumimi i sasisë më të madhe të ushqimit të yndyrshëm ka qenë i lidhur me lodhjen dhe vëmendjen gjatë ditës. Studimi nuk ka gjetur lidhje në mes konsumimit të proteinave dhe përgjumjes ose vëmendjes. Rezultatet nuk janë varur nga të anketuarit, gjinia, indeksi i masës trupore, sasia e përgjithshme e gjumit dhe konsumi i kalorive.

“Konsumimi i rritur i ushqimi të yndyrshëm ka ndikim shumë të pafavorshëm në vëmendjen e personave përndryshe të shëndetshëm që nuk janë të trashë”, ka thënë autori i studimit, mjeku Alexandros Vgontzas, psikiatër në universitetin Penn State College of Medicine.

“Përgjumja dhe lodhja gjatë ditës sot janë dukuri e shpeshtë, e cila është po ashtu në rritje”, tha Vgontzas duke shtuar që ushqimi i pasur me yndyra redukton vëmendjen, çka ndikon në funksionimin tonë normal të përditshëm.

Hulumtimi është vazhdim i studimeve të cilat më herët kanë lidhur mënyrën e ushqyerjes dhe përgjumjen. Po ashtu te personat ushqimi i të cilëve bazohet në konsumin e ushqimit të yndyrshëm është vënë re rreziku i rritur nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz