Pasi regjistroi nokautin më të shpejtë në histori të UFC-së, tani dëshiron t’ia “thyejë” fytyrën McGregorit
BILLI

Lexo edheTigrat e Feronikelit vijnë me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes me TNS-n

Pak ditë pasi regjistroi nokautin më të shpejtë të historisë së UFC, Jorge Masvidal është gati të bëjë miliona në ndeshjen e radhës.
Pasi vuri në gjumë Ben Askren në vetëm pesë sekonda gjatë UFC 239, Masvidal ka kërkuar ndeshjen e titullit kampion ndaj Kamaru Usman, por do të kënaqej edhe me një ndeshje parash me Conor McGregor.
“Dua titullin, kështu që Kamaru Usman më intereson”, shprehet ai në The Dan LeBatard Show.
“Dua një ndeshje që do të më japë sa më shumë dollarë, kështu që dua edhe McGregor”.

Lexo edheTigrat e Feronikelit vijnë me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes me TNS-n
“Dua t’i thyej fytyrën. Mendoj se ai është një ndeshje e lehtë për mua. Nuk mendoj se ai do të kishte shanse ndaj meje”.