Pascal Ferre zbulon prapaskenat e Topit të Artë: Real Madridi u zemërua shumë

Ish-kreu i Topit të Artë, Pascal Ferre, ka zbuluar disa prapaskena nga ceremonia, duke folur për momentin kur Real Madridi mësoi se Vinícius Jr. nuk do ta fitonte çmimin.
Ferre tha se synimi ishte që fituesi të mos dihej deri në momentin e shpalljes zyrtare, por sipas tij, ky sekret nuk u ruajt.
“Duhej të ishte hera e parë që fituesi nuk do të dihej deri në momentin kur do të shpallej në ceremoni. Por, nga ajo që di unë, ky sekret nuk u respektua. Real Madridi e mori vesh dhe u zemërua shumë. Është e vështirë për mua të them më shumë, sepse në atë kohë nuk isha më aty”, deklaroi Ferre.
/Indeksonline/
🚨🗣️ 𝗡𝗘𝗪: Former Ballon d’Or chief Pascal Ferré on Real Madrid discovering that Vinícius Jr had NOT won the Ballon d’Or:

Lexo edheRomero për Messin dhe Otamendin: Do të më mungoni të dy!
“That was supposed to be the first time the winner wasn’t known until it was announced at the ceremony.
“But from what I know, that SECRET was not… pic.twitter.com/3yA4kU7Z32
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) October 7, 2026














