Romero për Messin dhe Otamendin: Do të më mungoni të dy!

Pas ndeshjes së fundit të Lionel Messit me fanellën e Argjentinës, kapiteni i ri i kombëtares, Cristian “Cuti” Romero, ka reaguar me një mesazh emocionues për Messin dhe një tjetër figurë të rëndësishme të ekipit, Nicolas Otamendi.
Romero kujtoi momentet e përbashkëta dhe epokën e artë të Argjentinës, duke e cilësuar largimin e Messit si fundin e një periudhe të jashtëzakonshme, shkruan Indeksonline
“Çfarë privilegji të kem ndarë kaq shumë momente me ju të dy. Sot përfundon një epokë – më e madhja në historinë e vendit tonë dhe të këtij sporti. Leo, ti që bëre kaq shumë ëndrra realitet dhe na lë një trashëgimi që do të zgjasë përgjithmonë. Diçka e tillë nuk do të ndodhë më. Faleminderit për gjithçka, kapiten.
“Dhe gjeneral, faleminderit për çdo betejë, çdo përqafim dhe çdo moment të ndarë bashkë. Sa krenari të kem luftuar kaq shumë herë së bashku për këtë fanellë. 🇦🇷 Je një nga më të mëdhenjtë në historinë e kësaj fanellë. Do të më mungoni të dy.”./Indeksonline/

Lexo edheE bujshme: Malisheva raportohet se i ka paraqitur ofertë zyrtare Pep Guardiolas, i ofrojnë 650 mijë euro pagë vjetore
Que privilegio haber compartido tantos momentos con ustedes dos
Hoy termina una etapa el más grande de la historia de nuestro país y este deporte Leo, que hizo realidad tantos sueños y nos deja un legado que va a quedar por siempre. No se va a repetir algo igual . Gracias por… pic.twitter.com/6VA7QQVaXU
— Cuti Romero (@CutiRomero2) October 7, 2026














