BallinaLajmePas vendimit të PZAP-së për anulimin e votave të partive minoritare, VV-ja...

Pas vendimit të PZAP-së për anulimin e votave të partive minoritare, VV-ja e kalon 50 për qindëshin

Të ngjajshme

Ezofag i krijuar në laborator jep shpresë për fëmijët

Shkencëtarët britanikë kanë arritur një përparim të madh duke...

Tension midis Trump dhe Netanyahu, kjo është arsyeja

Mosmarrëveshjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit lidhur me...

‘Po flasin tjerët…’ Benita me thumb të fortë ndaj Klodit

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodi, ka...

Pas vendimit të PZAP-së për anulimin e votave të partive boshnjake në komunat me shumicë serbe, e po ashtu të votave të subjektit Romani Iniciativa në komunat me shumicë serbe, partia e fituse e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, do të arrijë në 50.2 për qind.

PZAP ka marrë vendim që të anulojë në tërësi votat e partive boshnjake si: Ujedinjina Zajednica – Adriana Hoxhiq, Koalicioni – VAKAT, Social Demokratska – Unija SDU, Nova Demokratska Stranka, Nasha Iniciativa në komunat si Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Kllokot e Novobërdë, e pjesërisht i janë anuluar votat partisë së Hoxhiqit dhe VAKATIT në komunën e Zveçanit, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut.

Në total këtyre partive boshnjake i janë anuluar 4976 vota që janë zbritur nga regjistri final i zgjedhjeve.

E Romani Iniciativas i janë anuluar 837 fletëvotime në komunat si Leposaviq, Novobërdë, Ranillug, Kllokot e Partesh.

Në total janë anuluar 5813 fletëvotime nga numri total i 877.497 sa ishin llogaritur të vlefshme nga KQZ-ja.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur 438.334 vota, që para anulimit ishte me përqindje 49.95 për qind. Por me anulimin e votave, numri i përqindjes është rritur në 50.2.

PDK-ja arrin në 17 për qind, LDK-ja në 12.73 për qind, e AAK-ja në 7.12 për qind./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz