back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmePas valës së kritikave në rrjetet sociale, Pacolli përmend krimet e Beogradit

Pas valës së kritikave në rrjetet sociale, Pacolli përmend krimet e Beogradit

Të ngjajshme

Përmbyset gjithçka, Pulisiq kthen Milanin në lojë

Milani ka barazuar shifrat ndaj Torinos në Serie A. Golin...

Ramabaja: Lista e VV-së pothuajse e njëjtë me atë të 9 shkurtit, me disa ndryshime të vogla

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar listën e kandidatëve të...

SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes

Kosova përfshihet në qëndrime të rëndësishme në draft-ligjin e...

Wolves barazon shifrat ndaj Unitedit në fund të pjesës së parë

Wolves sapo ka shënuar golin e barazimit ndaj Manchester...

Drejtori i Policisë së Kosovës takon përfaqësues të INL-Kosova

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend...

Zv. kryeministri Behgjet Pacolli ka thënë ditë më parë në një televizion serb, se Kosova dhe Serbia nuk duhet të kenë kufij dhe “topi duhet të hidhet te fusha e ekonomisë”. Ai pati thënë se “Në vend se të krijojmë pengesa, ne duhet të largojmë kufijtë dhe të lejojmë njerëzit të lëvizin lirshëm”. Këto deklarata të Pacollit u kritikuan ashpër në rrjetet sociale.

Por, duket se tash Pacolli ka ndryshuar paksa, ai sot ka përmendur krimet që ka bërë Serbia në Kosovë.

Pacolli në një takim që ka zhvilluar me homologun tij leton Edgars Rinkēvičs, ka bërë me dije se ia ka përmendur historinë e kosovareve që kanë pasur në kohën e sundimit të Milosheviqit.

“Ne po dialogojmë me Serbinë, por mesazhet e Presidentit Vuçiç gjatë vizitës së tij në Kosovë, i sollën në mend krejt rajonit, historinë tonë tragjike gjatë sundimit të Milosheviqit, kur një milionë shqiptarë u përzunë brenda një nate”, i thashë homologut tim leton Edgars Rinkēvičs, në përgjigje të interesimit të tij”, ka shkruar Pacollii.

Ai po ashtu ka treguar se homologun e tij e ka informuar për zhvillimet në Kosovë.

“E informova për zhvillimet e tjera në Kosovë, posaçërisht ato ekonomike. Ftova biznesin leton që është i njohur gjerësisht për të ofruar eksperiencën e vet në fusha si ato të teknologjisë së informacionit, start-up-eve, dhe sistemeve hekurudhore rajonale. E kemi të sigurt mbështetjen letone, për sfidat tona të ardhshme si Interpol dhe Frankofonia. Homologu leton, vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit tonë dhe më ftoi për vizitë në Letoni”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz