BallinaLajmePas skandalit me njehsorët, ZRRE propozon që të mos rriten tarifat e...

Pas skandalit me njehsorët, ZRRE propozon që të mos rriten tarifat e energjisë, Azemi: Fitore për qytetarët, t’u kthehen paratë e vjedhura

Të ngjajshme

Goli i 20-të për Igor Thiagon, hyn në histori të Premierligës

Ylli brazilian, Igor Thiago ka hyrë në histori të...

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Negociatat mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit,...

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për të mos rritur tarifat e energjisë elektrike, duke e cilësuar këtë zhvillim si fitore për qytetarët.

Në një reagim publik, Azemi rikujtoi se kërkesa e tyre ka qenë e qartë që nga fillimi: “të mos merret asnjë vendim për ngritje të çmimit të energjisë elektrike pa u zbardhur e gjithë e vërteta”, duke iu referuar skandalit të njehsorëve elektrikë.

Ai e përshkroi vendimin e ZRRE-së si rezultat të presionit qytetar dhe reagimit publik, duke theksuar se “kjo është një fitore për qytetarët dhe një dëshmi se kur ngremë zërin, kur kërkojmë drejtësi dhe nuk ndalemi, rezultatet vijnë”.

Megjithatë, Azemi bëri të ditur se angazhimi nuk përfundon me këtë vendim. “Por beteja nuk mbaron këtu”, tha ai, duke shtuar se nuk do të ndalen “deri sa ky skandal të zbardhet plotësisht, përgjegjësit të dënohen dhe qytetarëve t’u kthehen paratë e vjedhura”.

Postimi i plotë:

Pas skandalit të madh me njehsorët elektrikë dhe pas kërkesës sonë të qartë që të mos merret asnjë vendim për ngritje të çmimit të energjisë elektrike pa u zbardhur e gjithë e vërteta, ZRRE ka njoftuar për mos-ngritje të tarifave të energjisë elektrike.
Kjo është një fitore për qytetarët dhe një dëshmi se kur ngremë zërin, kur kërkojmë drejtësi dhe nuk ndalemi, rezultatet vijnë.
Por beteja nuk mbaron këtu.
Nuk do të ndalemi deri sa ky skandal të zbardhet plotësisht, përgjegjësit të dënohen dhe qytetarëve t’u kthehen paratë e vjedhura./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz