Pas skadimit të afatit kushtetues, Hamza nuk përjashton protestat
dp

Lexo edheCakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie

Hamza ka thënë se PDK-ja do të përdorë të gjitha mjetet e lejuara demokratike për të reaguar ndaj situatës së krijuar, duke mos përjashtuar as mundësinë e protestave.
“Do të përdoren të gjitha mjetet e lejuara demokratike, që i bie se nuk përjashtohet as protesta”, tha Hamza.
Ai tha se nuk ka seriozitet nga kreu i VV-së Albin Kurti dhe se, nëse vendi shkon në zgjedhje, përgjegjësinë e mban Vetëvendosje.

Lexo edheCakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie
“S’ka seriozitet nga Kurti. Janë për të blerë kohë dhe për t’ia faturuar fajin dikujt tjetër pse po shkojmë në zgjedhje. Nëse vendi shkon në zgjedhje, adresa është Albin Kurti dhe Vetëvendosje”, tha Hamza.