Pas pak minutave nisin takimet e Thaçit me kryetarët e partive, i pari është Kurti

Zyra për Informim e Presidentit të Kosovës ka njoftuar për takimet që presidenti Thaçi do të ketë me kryetarët e tri partive më të mëdha.
Presidenti do të takohet së pari me kryetarin e VV-së, Albin Kurti, më pas me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, dhe me atë të PDK-së, Kadri Veseli, raporton Gazeta Express.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pret në takime të ndara konsultative kryetarët e tri subjekteve më të mëdha politike. Në orën 10:00, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Në orën 10:30, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.Në orën 11:00, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit.

Lexo edheNjë paciente në gjendje të rëndë është në ventilim mekanik në QKUK
Këto takime nuk do të mundë të mbulohen nga media për arsye të rekomandimeve shëndetësore si pasojë e koronavirusit.
“Si rrjedhojë e masave të ndërmarra kundër virusit COVID19 dhe rekomandimeve të personelit shëndetësor për ta ulur rrezikun, për shkak të hapësirës së papërshtatshme për dhjetëra gazetarë, fotografë e kameramanë në Zyrën e Presidentit, Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun do të përkujdesët që mediave t’ua dërgojë pamjet vizuale dhe fotografitë e këtyre takimeve”, thuhet në njoftim.














