Pas numërimit të votave të diasporës, VV-ja fiton edhe këtë komunë
BILLI

Lexo edhePritet ndryshim i çmimit të naftës në Kosovë, ky do të jetë çmimi i ri

Të ndara në qytete, votat e diasporës për komunën e Malishevës, e kanë përmbysur rezultatin preliminar duke e renditur Lëvizjen Vetëvendosje, subjektin e parë në këtë komunë për ta lënë pas Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt.
Lëvizja Vetëvendosje në rezultatet preliminare nga zgjedhjeve e 14 shkurtit kishte fituar gjithsej 6,301 ndërkaq pas numërimit të votave të diasporës VV-së i janë shtuar edhe 754. Gjithsej ka grumbulluar 7055 vota.
Kurse Nisma e Fatmir Limajt nga rezultati preliminar për komunën e Malishevës kishte fituar 6530 vota, ndërkaq pas numërimit te votave të diasporës ka grumbulluar gjithsej 6761 vota duke marrë kështu vetëm 231 vota nga mërgimtarët.

Lexo edhePritet ndryshim i çmimit të naftës në Kosovë, ky do të jetë çmimi i ri
Kujtojmë që pas numërimit të mbi 33 mijë votave, Lëvizja Vetëvendosja ka marrë mbi 78% të tyre, duke e shtuar edhe një ulëse ne Kuvendin e Kosovës.