Anthony Gordon është shumë pranë transferimit te Barcelona, në atë që pritet të jetë një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës.
Sipas raportimeve të fundit nga gazetari Fabrizio Romano, Newcastle United ka pranuar ofertën zyrtare të klubit katalanas, ndërsa marrëveshja totale pritet të kalojë shifrën e 80 milionë eurove, shkruan Indeksonline

Barcelona do të paguajë 70 milionë euro fikse, plus bonuse shtesë që mund ta çojnë paketën finale mbi 80 milionë euro. Drejtuesit e Newcastle dhe pronarët sauditë kanë dhënë dritën jeshile për realizimin e transferimit.
Sulmuesi anglez pritet të udhëtojë gjatë kësaj jave drejt Spanjës për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të firmosur kontratën me gjigantin katalunas./Indeksonline/