BallinaSportPas interesimit të Juves dhe Chelseat, Monaco edhe zyrtarisht i ofron kontratë...

Pas interesimit të Juves dhe Chelseat, Monaco edhe zyrtarisht i ofron kontratë pesëvjeçare Golovinit

Të ngjajshme

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore...

Sot dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sot është afati...

U la jashtë skuadrës së Anglisë, Tuchel: Alexander-Arnold duhet ta pranojë

“Preferova të tjerë futbollistë”, kështu u justifikua Thomas Tuchel...

Monaco ka konfirmuar se po sfidojnë Juventusin dhe Chelsean për Aleksandr Golovin.

Mesfushori rus sulmues ka qenë subjekt i interesimit të Bianconerëve dhe The Blues, por deri më tani asnjëri ekip nuk ka pranuar të paguaj shumën e kërkuar nga CSKA Moska.

Aleksandr Golovin (Getty Images)

“Ne i kemi bërë një ofertë CSKA-s për Golovin”, konfirmoi nënpresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev.

“Ne kemi bërë një ofertë shumë se bujare dhe i kemi ofruar lojtarit një kontratë pesëvjeçare. Unë mendoj se transferimi te Monaco është alternativa më e mirë këtë fazë të karrierës së tij”.

“Çdo gjë duhet të vendoset në ditët e ardhshme, ndoshta edhe sot. Nuk mund të presim shumë. Nëse kjo nuk ndodh, ne do të shohim një tjetër mundësi”, tha ai.

Theksojmë se lojtari ka shkëlqyer me kombëtaren ruse në kampionatin botëror, ku në saje të penalltive pësuan humbje kundër Kroacisë.

Ndryshe, mesfushori 22-vjeçar deri më tani ka pasur 81 paraqitje për CSKA-n gjersa ka shënuar nëntë gola. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz