Pas deklaratës së Zelenskyt se Ukraina nuk e njeh Kosovën, hiqet nga Prishtina mbishkrimi “Free Ukraine”
dp

Lexo edheVetura godet biçiklistin në Ramjan të Vitisë, policia dhe ambulanca në vendin e ngjarjes

Lajmi u bë i ditur nga postimi i Shpend Lilës në rrjetin social në Facebook duke bashkëngjitur edhe videon në momentin e heqjes së saj.
Ndryshe, Zelenskyy, gjatë qëndrimit në Serbi, deklaroi se Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, duke ritheksuar qëndrimin e Kievit për këtë çështje.
Në Prishtinë, kjo deklaratë është pritur me reagime, ndërsa largimi i mbishkrimit “Free Ukraine” nga hapësira publike është parë si një zhvillim simbolik në kontekstin e debatit të krijuar.

Lexo edheVetura godet biçiklistin në Ramjan të Vitisë, policia dhe ambulanca në vendin e ngjarjes
Kosova ka qenë një nga vendet që ka shprehur mbështetje të fuqishme për Ukrainën pas nisjes së agresionit rus, duke dënuar pushtimin dhe duke shprehur solidaritet me popullin ukrainas.
Në anën tjetër, Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, qëndrim të cilin Zelenskyy e ka përsëritur edhe gjatë vizitës së tij në Beograd.