Pas Çekut e Krasniqit, AAK sot prezanton një biznesmen nga diaspora!
dp

Lexo edheArrestohen dy persona në Prizren, postuan në rrjete sociale video duke shtënë me armë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka intensifikuar veprimet për gjetjen e figurave të reja për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
IndeksOnline një ditë më parë ka raportuar se ish-kryeministri, Agim Çeku dhe aktivisti, Dardan Krasniqi do të jenë në listën e kandidatëve për deputet nga radhët e AAK-së.
Por, këto nuk do të jenë lëvizjet e vetme.

Lexo edheArrestohen dy persona në Prizren, postuan në rrjete sociale video duke shtënë me armë
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se partisë së Haradinajt do t’i bashkohet edhe një figurë e njohur nga diaspora.
Bëhet fjalë për afaristin shqiptar në Gjermani, Mehmet Klinaku. Ky i fundit sot do të aderoj në AAK dhe pritet të jetë në listën e kandidatëve për deputet nga ky subjekt.