Këngëtari turk para disa vjetëve ishte pranë vdekjes, kur një plumb e goditi në kokë dhe për shumë kohë ishte në gjendje kome.
Por pas një shërimi intensiv, 66-vjeçari i është rikthyer skenave muzikore duke kënduar një këngë të vjetër turke.
“Yaylalar”, i cili u publikua gjatë orëve të fundit të ditës së djeshme, deri më tani është shikuar rreth 450 mijë herë në YouTube.
“Pas 7 vjetësh, me këngën “Yaylalar”, unë them vazhdojmë. Urime të gjithëve dhe shpresoj se kjo këngë do t’i sjell moral ushtarëve tanë”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Insagram, Tatlises.















