BallinaShqiptarePas 7 vitesh në Angli vrau prindërit për hotelin, ja kush është...

Pas 7 vitesh në Angli vrau prindërit për hotelin, ja kush është 26-vjeçari (FOTO)

Të ngjajshme

Kishte 7 vite pa i takuar prindërit e tij dhe kaloi vetëm një natë me ta, përpara se t’i vriste të dy duke zbrazur mbi ta një karikator të armës kallashnikov që përdori.

Kjo është historia e 26-vjeçarit nga Peshkopia, Qemal Sela, i cili me gjakftohtësi i mori jetën nënës dhe babait të tij.

Fillimisht u raportua se i riu e kreu krimin e rëndë për shkak të gjendjes së rënduar mendore, por arsyeja e vërtetë është se mes prindërve dhe Qemal Selës kishte një konflikt për banesën e tyre, që Flamur, dhe Zeqimete Sela, 55 dhe 50 vjeçe, e kishin kthyer dhe në hotel për persona që trajtoheshin në llixha.

Sipas dëshmive të fqinjëve, familja është dëgjuar teksa debatonte mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë debati ka kulmuar mëngjesin e sotëm me aktin makabër të ndërmarrë nga i biri 26-vjeçar.

Ende është e paqartë nëse autori dhe viktimat kanë qenë vetëm në banesën e tyre në kohën kur ndodhi krimi, por dihet që kanë qenë fqinjët e familjes ata që kanë njoftuar të tmerruar policinë.

7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz