back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmePas 4 vjet hetimesh, 4 ish-ministra akuzohen për faljen e 4 hidrocentraleve

Pas 4 vjet hetimesh, 4 ish-ministra akuzohen për faljen e 4 hidrocentraleve

Të ngjajshme

Shtetasi kosovar arrestohet në Austri për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare

Më 4 shtator 2025, një shtetas 29-vjeçar kosovar u...

Aida Doçi po shkëlqen në paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, njihet për vokalin e...

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Dy ish-anëtarë të Qeverisë së kaluar, një zyrtar i Qeverisë Kurti dhe një deputete e kësaj legjislature do të përballen në gjykatë me akuzat për korrupsion.

Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Nenad Rashiqi dhe Dardan Gashi, të gjithë ministra në Qeverinë “Thaçi 2”, janë akuzuar të premten nga Prokuroria Speciale për rastin e faljes së hidrocentraleve. Të akuzuar janë edhe 15 zyrtarë të tjerë, shkruan KOHA.

Vendimi për ngritjen e aktakuzës vjen katër vjet pas hulumtimit të “Kohës Ditore”, i cili kishte zbuluar se gjatë privatizimit të rrjetit të Distribuimit të KEK-ut me çmim rreth 26 milionë euro, ishin “falur” edhe katër hidrocentrale, vlera e të cilave nuk ishte përfshirë në çmimin e privatizimit.

Pas konfirmimit të aktakuzës ka reaguar deputetja Mimoza Kusari-Lila, atëbotë ministre e Tregtisë dhe Industrisë. Në Facebook ajo ka shkruar se ky proces gjyqësor do ta zbardhë të vërtetën e këtij rasti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz