back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmePara takimit ndërmjet VV-së e LDK-së nën prezencën e QUINIT-it, flet Haki...

Para takimit ndërmjet VV-së e LDK-së nën prezencën e QUINIT-it, flet Haki Rugova

Të ngjajshme

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova pak orë para takimit të radhës ndërmjet VV-së dhe LDK-së, ku prezent do të jenë edhe ambasadorët e QUINT-it, në një prononcim për Gazeta Blic e ka komentuar ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje që të marrë ministri shtesë në kompensim për postin e kryetarit të Kuvendit.Ajo ka thënë se posti i kryetarit të Kuvendit duhet t’i takoj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Nëse më pyesni mua, unë mendoj që LDK-së i takon edhe posti i kryetarit të Kuvendit, por edhe posti i Ministrit të Punëve të Jashtme”, tha ai për Gazeta Blic, duke shtuar se duhet vazhduar bisedimet me partinë e Kurtit

Ai tha se këto negociata nuk bën të ndërpriten deri në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje
“Unë jam që të hyjmë në një koalicion me Vetëvendosjen”, tha ndër të tjera Rugova.

I pyetur se nëse dështon koalicioni me Vetëvendosjen, a do të hynte LDK në një koalicion me AAK-në e Nisman, ai tha se ende nuk e kanë biseduar në parti një opsion të tillë.

“Nuk e kemi biseduar një opsion të tillë”, tha Rugova për Gazeta Blic.

Ndërkohë, nënkryetari tjetër i kësaj partie, Lutfi Haziri ka theksuar mbrëmë se posti i kryetarit të Kuvendit i takon LDK-së dhe se sipas tij ata janë kundër shtimit të numrit të ministrive.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz