Presidenti i vendit, Hashim Thaçi para se t’ia jap mandatin LDK-së për formimin e Qeverisë, ai do të kërkoj një komfirmim nga partia e Mustafës që i ka 61 vota në Kuvend për formimin e Qeverisë. Për ta dëshmuar se LDK e ka shumicën parlamentre, mund të ndodh që gjatë ditës së sotme të ketë edhe një takim ndërmjet Mustafës e Thaçit.
”Lideri i LDK-së duhet t’ia dëshmoj presidentit të vendit, Hashim Thaçi që i ka votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re, në mënyrë që i pari i vendit t’ia jap mandatit partisë së drejtuar nga Isa Mustafa”, kanë thënë burime të Gazetës Blic.
Ky takim i mundshëm ndërmjet Thaçit e Mustafës do t’i paraprinte dhënies së mandatarit.
Nga LDK kanë thënë se ende nuk kanë marrë ftesë nga presidenti, për një takim eventual.
Në anën tjetër, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së tashmë ka vendosur pro një koalicioni me AAK-në, Nismën dhe minoritetet.
Aktualisht në LDK po fliten katër emra të mundshëm për kandidat për kryeministër.
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa vazhdon të jetë favorit për ta marrë postin e kryeministrit.
“Isa Mustafa e ka mbështetjen më të madhe për të qenë kryeministër”, tha ky burim i Gazeta Blic.
Ditë më parë edhe deputetët Arban Abrashi e Arben Gashi në deklaratat publike që kanë bërë për medie nuk e kanë përjashtuar opsionin që Mustafa të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër.
Madje ata e kanë quajtuar si kandidatin më të mirë të mundshëm.
Siç mëson Gazeta Blic, si kandidat tjetër favorit është edhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala.
Sipas këtij burimi, Kujtim Shala shihet si më i pranueshmi në parti për të qenë kandidat për kryeministër, për faktin se ai mund të jetë faktor që të mos ketë fraksione në LDK.
“Lidershipi i LDK-së po sheh si shumë rrezik krijimin e frkasioneve në parti, sidomos rreziku që Vjosa Osmani, e cila ishte kanidatë për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, të krijoj frkasion Brenda partisë. Andaj, emri i Kujtim Shalës do të jetë balanc i ri për ta ruajtur unitetin në parti”, tha ky burim.
Ndryshe, ishte vetë Osmani, e cila pas raportimit të Gazeta Blic pë rmbledhjen e djeshme që tha se nuk u ftua në takimin e Kryesisë së Ngushtë, ku do të vendoset për emrin e kryeministrit.
Pos Mustafës e Shalës, si emra të mundshëm për kryeministër po përmendet edhe ai i Avdullah Hotit e Arban Abrashit, por me gjasa shumë më të vogla se sa lideri i LDK-së dhe nënkryetari i Kuvendit.
Isa Mustafa dje pas mbledhjes së “Kryesisë së Ngushtë” nuk e ka përjashtuar veten si kandidat për kryeministër.
Ai tha se LDK është e gatshme për formimin e Qeverisë së re, ku prioritet kryesor do ta ketë luftën ndaj koronavirusit dhe dialogun me Serbinë.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi kishte paralajmëruar se pasi që Vetëvendosje nuk po e merrte mandatin, ai do të veproj duke ia dhënë partisë së dytë.
Në anën tjetër, Albin Kurti ka kundërshtuar formimin e Qeverisë së re pa zgjedhje.
Madje ai nuk i ka përjashtuar as protestat masive në kundërshtim të kësaj qeverie.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani tha se formimi i Qeverisë së re pa fituesin e zgjedhjeve e prish sistemin kushtetues.
Një ndryshim i këtillë i praktikës për formim të organeve qendrore, sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e prish sistemin kushtetues kosovar.