BallinaJetëKuriozitetePapunësia është vetëm 7.1 për qind, Finlanda arrin objektivat e punësimit

Papunësia është vetëm 7.1 për qind, Finlanda arrin objektivat e punësimit

Të ngjajshme

Miri ka dy fjalë për gruan dhe vajzën

Armir Shahini ka qenë i ftuari i radhës në...

Ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaki: Pa zemër, nuk të vyn as cilësia

Ish-selektori i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki është pjesë...

SHBA paralajmëron: Universitetet amerikane në Irak mund të jenë objektiv i Iranit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Irak ka paralajmëruar...

Përqindja e përgjithshme e popullsisë së punësuar në Finlandë u rrit në 72 për qind gjatë muajit nëntor.

Ky objektiv ishte caktuar nga koalicioni qeveritar i qendrës së djathtë , i cili erdhi në pushtet në vitin 2015.

Të dhënat i ka publikuar zyra shtetërore e statistikave.

“Lajme të mira për Krishtlindje.

Qëllimi për punësim të 72 për qind të popullsisë është arritur”, tha përmes një postimi në Twitter kryeministri i Finlandës, Juha Sipila.

Njoftimi vjen vetëm katër muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në vendin skandinav.

Ndërkaq, shkalla e papunësisë është ulur për 1.1 për qind.

Rritja e shkallës së punësimit është shumë e rëndësishme për ekonominë e Finlandës pasi vendi po përballet me mplakjen e popullsisë dhe me zvogëlimin e numrit të taksapaguesve për përkujdesje shtetërore të të moshuarve.

Ministri i financave, Petteri Orpo, ka thënë se tash qeveria duhet ta synojë shiftën 75 për qind.

Pas një dekade të rezultateve të dobëta, ekonomia e Finlandës është këndellur në dy vitet e fundit, duke shënuar rritje të GDP-së për 2.8 për qind në vitin 2017 dhe 1.6 për qind në vitin 2016, ndonëse shkalla e punësimit në Finlandë ende mbetet më e vogël se në Suedi dhe Norvergji, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz