back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmePapadopoulou: Do të ndëshkohet secili keqbërës në EULEX

Papadopoulou: Do të ndëshkohet secili keqbërës në EULEX

Të ngjajshme

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 milion skanime digjitale

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka njoftuar se...

E pabesueshme ku ka rënë Insigne, dikur yll i madh në Serie A

Ylli i dikurshëm i Napolit, Lorenzo Insigne do të...

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

Normalizohet lëvizja e kamionëve edhe në hyrje-dalje të Maqedonisë Veriore

Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, e ka pranuar se misioni që drejton ka dështuar t’i menaxhojë pritjet e qytetarëve.

Ka thënë se do të duhej të ishin më të qartë rreth asaj se çka mund të arrijë Misioni Evropian për Sundim të Ligjit dhe asaj që kanë arritur. Por, sipas Papadopoulout, kjo nuk do të thotë se kanë dështuar në punën e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Fakti se ne jemi ballafaquar me problemet është dëshmi se nuk kemi dështuar”.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Papadopolou ka folur edhe për pretendimet e ngritura nga ish-kreu i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons. Shefja e EULEX-it ka thënë se do të ndëshkohen të gjithë ata që kanë devijuar nga rregullat e misionit.

Papadopoulou ka komentuar edhe për akuzat e PDK-së drejtuar EULEX-it, përkatësisht mundësinë që ato të jenë të ndërlidhura me Gjykatën Speciale, si dhe për të ardhmen e misionit EULEX, pasi t’i ketë përfunduar mandati në qershor të vitit të ardhshëm.

Të Fundit

Sport

ShowBiz