back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaBotëPapa Leoni nis turneun 6-ditor në Turqi dhe Liban: Udhëtim për paqe...

Papa Leoni nis turneun 6-ditor në Turqi dhe Liban: Udhëtim për paqe dhe unitet fetar

Të ngjajshme

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Roma i kthehet fitores, mposht Cagliarin

Roma ka arritur të fitojë sonte në “Olimpico”. Ata mposhtën...

Papa Leoni do të nisë të enjten udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar si udhëheqës i Kishës Katolike, një turne gjashtëditor në Turqi dhe Liban. Vatikani e konsideron “të kërkueshëm” për shkak të agjendës së ngjeshur dhe klimës së tensionuar në Lindjen e Mesme.

Në Turqi, Papa do të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe më pas me Patriarkun Bartolomeu, kreun shpirtëror të ortodoksëve në mbarë botën, në kuadër të shënimit të 1700-vjetorit të Këshillit të Nikesë.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, ai do të vizitojë edhe Xhaminë Blu dhe do të kremtojë Meshë në Volkswagen Arena.

Papa Leoni do të udhëheqë lutje në portin e Bejrutit, vendi i shpërthimit shkatërrimtar të vitit 2020, dhe do të vizitojë një spital psikiatrik të drejtuar nga Kisha Katolike.

Megjithëse ka pasur kritika për mospërfshirjen e zonave të jugut të Libanit në agjendë, vlerësohet se situata e pasigurt e bën të pamundur një vizitë atje.

Të Fundit

Sport

ShowBiz