BallinaBotëPanik në Indonezi, shpërthen vullkani “Sinabung”

Panik në Indonezi, shpërthen vullkani “Sinabung”

Të ngjajshme

Vetëvendosje garon me numër 116

Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin 116 në...

113 është numri i LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin ...

Vullkani Sinabung në ishullin Sumatra të Indonezisë ka filluar të nxjerrë hi të dendur mbi 5.000 metra lartësi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia indoneziane për situata emergjente njoftoi se nuk janë regjistruar viktima nga shpërthimi i sotëm.Zëdhënësi i agjencisë, Sutopo Purwo Nugroho, theksoi se retë e tymit të dendur lëvizin deri në 4.900 metra drejt jugut.

Mali Sinabung, njëri prej tre vullkaneve aktiv në Indonezi, me shekuj ka qenë në gjendje qetësie para aktivizimit në gusht të vitit 2010, kur humbën jetën dy persona.

Gjatë shpërthimit në vitin 2014 humbën jetën 16 persona, ndërsa shtatë të tjerë humbën jetën në vitin 2016.Gjatë viteve të fundit rreth 30.000 persona u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre afër zonave të rrezikshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz