BallinaLajmePAN nis ndarjen e posteve, këto ministri pritet t’i drejtoj AAK

PAN nis ndarjen e posteve, këto ministri pritet t’i drejtoj AAK

Të ngjajshme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria...

“Disfata i dha fund ëndrrës së Kosovës”- BBC shkruan për humbjen e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka humbur mundësinë për një paraqitje...

“Beteja” e LVV-së dhe PDK-së për një anëtar në KQZ

Presidentja Vjosa Osmani ende nuk ka vepruar sa i...

Koalicioni PAN pritet t’i formoj institucionet brenda javës se ardhshme. Këtij koalicioni pritet t’i bashkohet edhe Aleanca Kosova e Re, e Behgjet Pacollit.

‘Indeksonline’, merr vesh se ditë më parë është zhvilluar një takim mes krerëve të këtij koalicioni ku është diskutuar për ndarjen e dikastereve qeveritare.

Sipas këtij burimi, partisë se Ramush Haradinajt, do t’i takojnë katër ministri.

Ministria e InfrastrukturësMinistria e Forcës se Sigurisë se KosovësMinistria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës pritet t’i drejtojnë përfaqësues nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

E, për t’i drejtuar këto ministri, si emra të mundshëm merret vesh se janë, nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, deputeti Rrustem Berisha, poashtu opsion janë edhe disa nga aderimet e fundit në zgjedhjet e 11 qershorit.

‘Indeksonline’, ka provuar të kontaktoj me zyrtar të AAK-së, për këtë çështje, por ata nuk kanë preferuar të flasin për këtë temë.

Një ditë më parë ‘Indeksonline’, ka raportuar për postet ministrore qe i takojnë minoriteve dhe ditëve ne vijim do të raportojmë për ministritë qe i takojnë partnereve tjerë në kuadër të koalicionit PAN./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz