10 persona janë lënduar në një fluturim të linjës Prishtinë-Basel si pasojë e turbulencave që ka pasur aeroplani.
Aeroplani i kompanisë ALK Airlines kishte 121 pasagjerë dhe 20 minuta para se të ulet ndodhi incidenti, njofton Klan Kosova.
Zëdhënësja nga EuroAirport në Zvicër ka thënë se ekipet e emergjencave kanë dalë menjëherë në aeroport pasi aeroplani ishte ulur dhe i kanë trajtuar të lënduarit.
Udhëtarët shqiptarë që ishin brenda aeroplanit kanë rrëfyer për klankosova.tv tmerrin që përjetuan gjatë turbulencave të mëdha.
Ata thanë se disa prej pasagjerëve u gjakosën në kokë dhe se rripat e sigurimit u këputën nga turbulencat e mëdha.
Lexo edhePërplasje mes shoqërisë civile dhe sigurimit para selisë së PDK-së (VIDEO)

















